Presidenti i Taxhikisanit Emomali Rahmon ka dorëzuar në parlament projektligjin për amnisti, përmes të cilit do të lirohen rreth 10,000 të burgosur.
Zyra e Presidentit, ka lajmëruar sot se ligji do të lirojë gratë, të miturit, veteranët e luftës, personat me aftësi të kufizuara, të huajt, si dhe ata persona që tashmë i kanë kaluar në burg më së paku 3/4 të dënimit.
Sidoqoftë, ligji nuk amniston ata persona të dënuar për krime serioze, si vrasje, terrorizëm dhe tradhti.
Ligji i mëparshëm i amnistisë i vitit 2011 ka liruar 4,300 të burgosur, ka ulur dënimin për 5,000 të burgosur të tjerë dhe ka hequr akuzat ndaj 5,000 të akuzuarve.