Ndërlidhjet

Sulm në Afganistan, 4 ushtarë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku katër ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm bombë që ka shpërthyer në rrugë, afër një autobusi me ushtarë brenda.

Gjenerali Mohammad Zahir Azimi, zëdhënës i Ministrisë të Mbrojtjes në Afganistan, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur sot, ndërsa trupat ishin duke udhëtuar për në ministri, në Kabul.

Azimi thotë se katër ushtarë janë vrarë dhe gjashtë civilë janë plagosur, nga shpërthimi, që sipas tij është aktivizuar me telekomandë.

Përmes rrjetit social Tweeter, një taliban ka marrë përgjësinë e sulmit.

Kryengritësit talibanë kanë rritur sulmet e tyre kundër forcave afgane dhe NATO-s, tani kur forcat ndërkombëtare të sigurisë janë duke u përgatitur për tu tërhequr nga Afranistani, deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG