Ndërlidhjet

Sot shpallet dënimi ndaj Oscar Pistorius


Atleti, Oscar Pistorius
Atleti, Oscar Pistorius

Sot, shpallet vendimi për dënimin e atletit Oscar Pistorius, lidhur me vrasjen e të dëshurës së tij, ditë kjo kur edhe mbaron gjykimi që zgjati shtatë muaj.

Gjykatësi do të njoftojë vendimin, pasi që prokuroria kërkoi 10 vjet burg për Pistorius, ndërsa mbrojtja ka kërkuar për arrest shtëpiak.

Pistorius, 27 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë të dashurën e tij, modelen 29 vjeçare Reeva Steenkamp. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e Pistorius, në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt 2013.

Pistorius, ka pranuar se ka shtënë me armë, por ka thënë se ka menduar se kanë hyrë hajdutët.

Por, prokuroria ka thënë se atleti afrikano-jugor Pistorius me dy këmbë të amputuara, e ka vrarë qëllimisht të dashurën Steenkamp.

XS
SM
MD
LG