Ndërlidhjet

I paralizuari, arrin të ecë sërish


Ilustrim
Ilustrim

Një njeri i paralizuar, ka arritur që të ecë sërish, si rezultat i një terapie që ka përfshirë transplantimin e qelizave nga zgavrat e hundës deri të palcës kurrizore të tij.

Darek Fidyka, i cili ishte i paralizuar nga gjoksi poshtë nga një sulm me thikë në vitin 2010, thotë se të ecësh përsëri është "një ndjenjë e pabesueshme."

Operacioni i tij, është kryer nga kirurgët në Poloni në bashkëpunim me shkencëtarët në Londër, trajtim ky që revista ‘Cell transplantim’ e përshkruan si një zbulim të madh.

Teknika, përfshinë transplantimin e qelizave të nuhatjes së palcës kurrizore të pacientit dhe të ndërtimit të një "ure nervore" ndërmjet dy trungjeve të shtyllës kurrizore të dëmtuar.

Geoff Raisman, i cili udhëheq ekipin hulumtues britanik, ka thënë se kjo arritje është ‘më impresionuese se sa ajo e shkuarjes së njeriut në hënë”.

XS
SM
MD
LG