Ndërlidhjet

Kanada: Kryeministri thotë se sulmuesi ishte radikal i dyshuar


Stephen Harper
Stephen Harper

Kryeministri i Kanadasë, Sephen Harper, ka thënë se personi i cili me makinën e tij i ka goditur dy ushtarë kanadezë, ishte “radikalizuar” dhe ishte i njohur për zyrtarët e sigurisë.

Dje, personi 25 vjeçar i kishte sulmuar dy policë në një vendparkim afër zyrës ushtarake në Kvebek.

Sulmuesi është vrarë pas një ndjekjeje me shpejtësi të madhe.Njëri prej ushtarëve, që ishte qoditur nga ky person, kishte vdekur nga plagët.

Më herët këtë muaj, ligjvënësit kanadezë kanë votuar për t’iu bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shttetet e Bashkuara, në ndërmarrjen e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ky është rast i ngjashëm me atë në Londër vitin e kaluar, kur një ekstremist i inspiruar me al-Kaidën dhe një person tjetër, e goditën për vdekje me automobil një ushtar që nuk ishte në detyrë.

XS
SM
MD
LG