Zyra e presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka njoftuar sot se ai do ta vizitoj Kinën javën e ardhshme, ku do të qëndroj për tri ditë në udhëtimin e tij të parë prej se u bë president, në muajin shtator.
Gjatë qënddrimit në Pekin, presidenti Ghani do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe me liderët e tjerë kinezë. Me këtë rast do të nënshkruhen marrëveshje për marrëdhënie bilaterale dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Kina është investuesi kryesor në ekonominë e Afganistanit dhe tashmë ka siguruar marrëveshje madhore për sektorin e naftës dhe të minierave, që vlerësohet se janë të vlefshme 1 mijë miliardë dollarë të mineraleve.
Afganistani dhe Kina janë fqi dhe i kanë 76 kilometra kufi të përbashkët.