Ndërlidhjet

Sulme të reja ajrore kundër IS në Kobani dhe Irak


Pamje nga Kobani në Siri
Pamje nga Kobani në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, kanë vazhduar edhe të mërkurën me sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobani të Sirisë afër kufirit me Turqinë.

Ndërsa SHBA së bashku me koalicionin ndërkomëbëtarë kanë vazhduar me sulme ajrore edhe në Mosul të Irakut, njofton Reuters.

Koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga SHBA, të mërkurën ka zhvilluar 12 sulme ajrore në Mosul të Irakut në veri, shkruan Reuters, duke cituar një deklaratë të Qendrës Komanduese amerikane.

Ndërkaq sipas këtij njoftimi, forcat ajrore të SHBA-së, kanë zhvilluar 6 sulme të tjera në Kobani të Sirisë.

Sulmet në Siri, kanë shkatërruar një bazë të qendrës së IS, po ashtu edhe disa makineri të tyre.

Kurse në Mosul të Irakut, sulmet kanë shkatërruar një grup të madh të luftëtarëve të IS, së bashku me disa automjete.

Sulmet e fundit në Mosul, vijnë si rezultat i paralajmërimeve të Pentagonit që IS ka për qëllim të marrë kontrollin e një dige, burim kryesor i ujit, prej nga furnizohen 1.7 milion banorë të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG