Ndërlidhjet

Ndër kompjuterët e parë Apple, shitet për 905,000 dollarë


Pamje e Apple 1
Pamje e Apple 1

Në një ankand në Nju Jork, më 22 tetor, është shitur një nga shembujt e pakta të mbetura të komjuterit të parë Apple.

Atë e kanë blerë për 905,000 dollarë, shumë kjo më e lartë se që është pritur.

Makineria e shitur, e cila shkaktoi një revolucion në informatikë, mendohet të jetë një nga komjuterët e parë të Apple-1, i cili është montuar nga bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak në garazhin e familjës së Steve Jobs, në Kaliforni në verën e vitit 1976.

Drejtuesi i ankandit ka thënë se pritjet e tij kanë qenë që kompjuteri të shitet për 300,000 dollarë, më së shumti 500,000 dollarë.

XS
SM
MD
LG