Ndërlidhjet

Japin dorëheqje drejtuesit e aeroportit rus


Vladimir Martynenko, ngasësi i makinerisë për heqjen e borës, i burgosur, pas aksidentit ne aeroportin rus.
Vladimir Martynenko, ngasësi i makinerisë për heqjen e borës, i burgosur, pas aksidentit ne aeroportin rus.

Dy menagjerë në aeroportin e Moskës kanë dhënë dorëheqje, dhe katër punëtorë të tjerë janë arrestuar. Kjo për shkak aksidentit që ka ndodhur ditë më parë, ku drejtori ekzekutiv i naftës franceze ka vdekur.

Francezi Christophe de Margerie dhe tre francezë të tjerë që ishin në bord, kanë vdekur, kur avioni i tyre është përplasur me një makineri për heqjen e borës në aeroport, derisa avioni po ngritej lartë.

Rasi ka ndodhur më 20 tetor.

Sipas Komitetit Hetues rus, njoftohet se me urdhër të prokurorit është arrestuar kontrolluesi i trafikut ajror, mbikqyrësi i tij, drejtori i sektorit kontrollues të trafikut ajror, dhe shefi i pastrimit.

Në ndërkohë, aeroporti ka njoftuar për dorëheqjen e drejtorit gjeneral, Andrei Dyakov dhe zëvendësit të tij, Sergei Solntsev.

Ndërsa, ngasësi i makinerisë për heqjen e borës, Vladimir Martynenko është arrestuar menjëherë pas aksidentit.

Ndryshe, Christophe de Margerie, 63 vjeç, ka qenë shef ekzekutiv i firmës franceze të naftës e gazit, ‘Total Sa’ nga viti 2007, e rënditur në mesin e pesë kompanive më të mëdha në botë.

Kjo kompani franceze, është ndër investitorët më të mëdhenjë të huaj në Rusi.

XS
SM
MD
LG