Ndërlidhjet

Bie papunësia në Spanjë


Pamje në Barcelonë - Spanjë
Pamje në Barcelonë - Spanjë

Papunësia në Spanjë nga 24.5 përqind ka rënë në 23.7 përqind, kjo falë rritjes ekonomike dhe turizmit gjatë sezonës së verës, tregojnë të dhënat zyrtare.

Nga korriku në shtator numri i të papunëve ka rënë për 195,200, tregojnë këto të dhëna, sipas të cilave numri total i të papunëve në Spanjë tani është 5.4 milion.

Hapja e vendeve të punës më shumë ka ndodhur në sektorin e shërbimeve.

Spanja ka pritur 31 milion turistë të huaj për një periudhë prej 3 mujave, 8.1 përqind më shumë se në vitin 2013.

Këtë vit, Ministri i Turizmit, Jose Manuel Soria e ka përshkruar si sezonën më të mirë turistike.

XS
SM
MD
LG