Ndërlidhjet

SHBA: Të votojnë të gjithë ukrainasit


Jen Psaki
Jen Psaki

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga të gjithë ukrainasit, përfshirë edhe ata në pjesën lindore nën kontrollin e kryengritësve dhe në gadishullin e Krimesë, që është aneksuar ilegalisht nga Rusia, që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, votimet e fundjavës i ka vlerësuar si “moment madhor” për Ukrainën.

Zëdhënësja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara “e dënojnë fuqishëm çfarëdo ndërhyrje” në zgjedhje.

Separatistët pro-rusë në rajonet lindore në Donjeck dhe Luhansk synojnë mbajtjen e zgjedhjeve të tyre të ndara në muajin nëntor.

Por, Jen Psaki tha se “të vetmet zgjedhje legjitime” që mbahen në Ukrainë, janë ato të ditës së diel dhe votimet e rundit të dytë më 7 dhjetor.

XS
SM
MD
LG