Ndërlidhjet

Tusk: Putini nuk ka sugjeruar ndarjen e Ukrainës


Donald Tusk gjatë takimit me Vladimir Putinin (djathtas) në Moskë më 8 shkurt 2008
Donald Tusk gjatë takimit me Vladimir Putinin (djathtas) në Moskë më 8 shkurt 2008

Ish-kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka përgënjeshtruar pretendimet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte sugjeruar që Rusia dhe Polonia ta ndajnë Ukrainën.

Zoti Tusk i tha sot Radios Polake TOK – FM se Putini kurrë nuk i ka bërë atij ofertë të tillë.

Më 19 të këtij muaji, në një intervistë për revistën amerikane Politico në Internet, ish-ministri i jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, ka pretenduar se oferata ishte bërë gjatë takimit individual ndërmjet Tuskut dhe Putinit, në Moskë në vitin 2008.

Por, më vonë zoti Sikorski është tërhequr nga deklarata e tij, duke thënë se kujtesa e tij kishte dështuar.

Nga ana tjetër, Donald Tusk tha se Sikorski ka mundur ta kishte atë ndjenjë nga komentet alarmuese të Putinit në Bukuresht në vitin 2008, me ç’rast pat thënë se Ukraina ishte një vend artificial dhe se Rusia ka interesa atje.

XS
SM
MD
LG