Ndërlidhjet

SHBA vazhdon me sulme kundër IS


Pamje nga Kobani
Pamje nga Kobani

Koalicioni Ndërkombëtarë i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërmarrë 12 sulme ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Irak, të enjtën dhe të premtën ka njoftuar ushtria amerikane.

Po ashtu forcat ajrore të SHBA-së kanë ndërmarrë për këto dy ditë edhe 6 sulme të tjera kundër militantëve të IS në Kobani.

Ndryshe Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, ka njoftuar se prej se ka filluar fushata e sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA, janë vrarë 553 militantë islamik dhe 32 civilë.

XS
SM
MD
LG