Ndërlidhjet

Dy të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA


Foto arkivi
Foto arkivi

Një student ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë në një shkollë pranë qytetet Sietëll (Seattle), në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Sulmuesi, edhe vetë student, më pas ka vrarë veten.

Mediat lokale e kanë identifikuar atë si Jaylen Fryberg.

Dëshmitarët kanë thënë se ai ka qenë student i mirë dhe se ka marrë pjesë në ekipet e futbollit të shkollës.

XS
SM
MD
LG