Ndërlidhjet

Psaki: Ekzekutimi i iranianes – shqetësim serioz


Jen Psaki
Jen Psaki

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se Uashingtoni e dënon ekzekutimin me varje dhe ka “shqetësime serioze” për korrektësinë e procesit gjyqësor kundër iranianes, Reyhaneh Jabbari, dhe rrethanat e rastit të saj.

Reyhaneh Jabbari ishte ekzekutuar me varje në Iran për vrasjen e një ish-oficeri të inteligjencës, për të cilin ajo tha se ishte përpjekur ta dhunonte.

Zëdhënësja Psaki tha se në mesin e shqetësimeve ishin edhe raportet se pranimi i 26 vjeçares, Jabbari, ishte “bërë nën presion të rëndë”.

Kjo iraniane ishte dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së personit, Morteza Abdolali Sarbandi, në vitin 2007.

Ajo është ekzekutuar me varje dje herët në mëngjes në Teheran.

Kombet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë thënë se pranimi i veprës nga ajo ishte bërë nën presione intensive dhe kërcënime nga prokurorët.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 250 njerëz janë ekzekutuar deri tash këtë vit në Iran.

XS
SM
MD
LG