Ndërlidhjet

Poroshenko sot fillon bisedimet për krijimin e qeverisë


Petro Poroshenko, Presidenti i Ukrainës
Petro Poroshenko, Presidenti i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ka falënderuar votuesit ukrainas që kanë votuar partinë e tij pro-Evropiane në zgjedhjet e përgjithshme.

Në orët e vona të së dielës Poroshenko ka thënë se 75 përqind e njerëzve që kanë votuar “i kanë dhënë vendit një rrugë të pakthyeshme drejt Evropës”.

Ai ka njoftuar se bisedimet për koalicion do të fillojnë qysh sot.

“Shpresoj se do të kemi shumicën parlamentare në mënyrë që të bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese”, ka thënë Poroshenko.

Ndyshe, sipas agjencisë Reuters, partia e Poroshenkos ka fituar 23.1 përqind të votave.

Fronti Popullor i ish-kryeministrit Arseniy Yatsenyuk ka marrë 21.2 për qind, ndërsa 13.4 përqind i ka marë partia pro-perëndimore, kryesisht e përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga ish-kryetari i Lviv Andriy Orchard.

XS
SM
MD
LG