Ndërlidhjet

Hollande kërkon zgjidhjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande do të takojë sot dy presidentët, atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, me të cilët do të diskutojë për rajonin e ndarë të Nagorno-Karabakut. Azerbajxhani pretendon se ky territor i takon atij, "por që aktualisht është i uzurpuar nga forcat pro-armene".

Zyra e presidentit Hollande ka bërë të ditur se takimi mes tyre do të mbahet në Paris, porse presidenti francez do t’i takojë ndaras, presidentin e Armenisë Serzh Sarkisian dhe atë të Azerbejxhanit, Ilham Aliyev.

Nga muaji gusht i këtij viti, përplasjet mes focave armene dhe të Azerbajxhanit janë rritur dukshëm, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 20 ushtarë.

Armenia dhe Azerbajxhani janë të përfshirë në konflikt për rajonin Nagorno-Karabak nga viti 1990, kur gjatë kohës së luftës separatistët e mbështetur nga Armenia kanë uzurpuar atë rajon.

XS
SM
MD
LG