Ndërlidhjet

Irak: Sulm vdekjeprurës pas dëbimit të militantëve


Pamje pas një sulmi kundër militantëve në qytetin Jurf al-Sakhar
Pamje pas një sulmi kundër militantëve në qytetin Jurf al-Sakhar

Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm i sotëm vetëvrasës në qytetin Jurf al-Sakhar, janë vrarë së paku 11 vetë. Ka edhe burime të tjera ushtarake dhe të sigurisë, që thonë se numri i të vrarë mund të jetë edhe 27.

Dhjetëra njerëz janë plagosur.

Agjencia Reuters i ka cituar burimet ushtarake dhe policore që thonë se viktimat janë pjesëtarë të grupeve shiite proqeveritare.

Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi forcat e sigurisë së Irakut i dëbuan militantët e Shtetit Islamik nga kjo hapësirë.

Ushtarët irakianë, të mbështetur nga milicitë shiite, dje e rimorën kontrollin ndaj qytetit, Jurf al-Sakhar, që ishte i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik, prej fundit të muajit korrik.

Ky qytet gjendet afro 50 kilomtra në jug të kryeqytetit Bagdad.

XS
SM
MD
LG