Ndërlidhjet

OSBE: Vlerësim pozitiv për zgjedhjet në Ukrainë


Pamje nga zgjedhjet e djeshme në Ukrainë
Pamje nga zgjedhjet e djeshme në Ukrainë

Vëzhguesit ndërkombëtarë sot i kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet në Ukrainë.

Kent Harstedt, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha sot në një konferencë për gazetarë se zgjedhjet e djeshme parlamentare në Ukrainë “ishin mjaft konkurruese dhe u ofruan votuesve zgjidhje reale dhe respekt të përgjithshëm për liri fundamentale”.

Ai mëtutje, theksoi se votimet dhe numërimi ishin transparente, zyrtarët zgjedhor ishin të paanshëm, ndërsa fushata ishte garuese.

Sipas tij, ka pasur disa raste të keqtrajtimit dhe kërcënimeve dhe se disa media kanë treguar për mungesë të autonomisë nga interesat politike apo të korporatave.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska shpreson se zgjedhjet do të çojnë në formim të një qeverie, që do të jetë “konstruktive, e jo në favor të vazhdimit të përshkallëzimit në shoqëri dhe me Rusinë”.

XS
SM
MD
LG