Ndërlidhjet

Lituani: Terminali lundures e redukton varësinë nga Rusia për gaz


Anija "Pavarësia" në portin Klaipeda
Anija "Pavarësia" në portin Klaipeda

Terminali grandioz lundrues me gaz në gjendje të lëndët, që ka arritur sot në portin Klaipeda në Detin Baltik, do ta reduktoj varshmërinë e Lituanisë për energji nga Rusia.

Anija “Pavarësia”, me gjatësi sa tri stadiume të futbollit, është pritur nga Garda e Nderit e Lituanisë.

Presidentja, Dalia Grybauskaite, tha se terminali “është i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Lituanisë dhe për gjithë rajonin baltik”.

Ky vend, që tërësisht është varur nga Rusia për gazin natyror, do ta përdorë këtë kapacitet për të importuar një sasi të nevojshme të gazit nga Norvegjia për vitin e ardhshëm.

Terminali i mundëson Lituanisë importimin e 4 miliardë metra kubike të gazit për çdo vit, pas vitit 2015.

Në vitin 2013, Lituania kishte blerë 2.7 miliardë metra kubike gaz nga Rusia, kështu që sasia e gazit, që Lituania do të mund ta importoj, lejon që të furnizohen edhe fqinjët baltikë të saj, Letonia ose Estonia, që po ashtu krejtësisht varen nga gazi rus.

XS
SM
MD
LG