Ndërlidhjet

Pengu britanik i IS-it shfaqet në një video


John Cantlie
John Cantlie

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë publikuar një video, që tregon një peng britanik në qytetin e rrethuar të Sirisë, Kobani.

Pengu 43-vjeçar, John Cantlie, duket duke folur për kamerat dhe duke hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se luftëtarët e Shtetit Islamik janë zmbrapsur nga Kobani.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka raportuar të hënën se sulmet ajrore, të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë shkatërruar automjete të Shtetit Islamik dhe një ndërtesë të okupuar në këtë qytet.

Cantlie është rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012 derisa ka qenë duke mbuluar luftën civile atje.

Ai është paraqitur në disa video propaganduese, të cilat, siç duket, kanë për qëllim të ndikojnë mbulimin mediatik të luftës.

XS
SM
MD
LG