Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka bërë të ditur se trupat e saj të fundit luftarake kanë lënë provincën Helmand të Afganistanit.
Sekretari i Mbrojtjes, Michael Gallon, ka thënë se forcat britanike “largohen me kokën lart”.
Britania ka humbur mbi 450 ushtarë gjatë konfliktit 13-vjeçar në Afganistan.
Ajo ka pasur të vendosur mbi 10,000 trupa në këtë vend, shumica në Helmand, një bastion ky i talibanëve.
Të gjitha trupat luftarake ndërkombëtare pritet të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të këtij viti.