Ndërlidhjet

Berlin: Konferencë për refugjatët sirianë


Refugjatë sirianë pranë kufirit me Turqinë.
Refugjatë sirianë pranë kufirit me Turqinë.

Në Berlin mbahet sot një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Nikoqiri i konferencës, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje 20 kryediplomatëve pjesëmarrës dhe përfaqësuesve të dhjetë organizateve ndërkombëtare që të ndihmojnë në grumbullimin e ndihmave të reja për Sirinë.

Vlerësohet se kriza me refugjatët sirianë është njëra nga më të rëndat, me të cilat është ballafaquar Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) gjatë punës së saj 64-vjeçare.

UNHCR ka bërë të ditur se 3.2 milionë sirianë janë larguar jashtë vendit dhe 6.4 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda.

XS
SM
MD
LG