Ndërlidhjet

150 kurdë irakian drejt Kobanit


Pamje nga Kobani
Pamje nga Kobani

Udhëheqësi i kurdëve sirian Salih Muslim Muhammad ka bërë të ditur se 150 luftëtarë kurdë nga veriu i Irakut, kanë mbërritur të martën në Turqi.

Muhammad tregon se prej Turqisë, kurdët do të nisën për në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje që po i luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS).

Javën e kaluar qeveria e rajonit kurd të Irakut ka autorizuar dërgimin e 150 luftëtarëve kurd në Kobani të Sirisë, vend ky që gjendet në kufi me Turqinë.

Kjo ka ardhur, pasi që javë më parë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi t’iu mundësojë kurdëve të Irakut që të përdorin Turqinë si tranzit për të hyrë në Kobani.

Ndryshe, në Kobani të Sirisë, thuhet se janë rreth 2,000 luftëtarë kurdë, që po i luftojnë militantët e IS.

XS
SM
MD
LG