Ndërlidhjet

Amerikanët u dërgojnë ndihma sunitëve në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Pentagoni i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se avionët amerikan, u kanë dërguar me parashutë ndihma një fisi sunit, në provincën Anbar në perëndim të Irakut. Vend ky ku forcat qeveritare kanë mbetur në një pozicion të brishtë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (IS).

Zëdhënësi i Pentagonit Admirali John Kirby, u ka thënë gazetarëve më 28 tetor, se avioni C-130 në fillim të kësaj jave ka dërguar ndihma ushqimore, në afërsi të bazës ajrore Asad, dhe se këtë e kanë bërë me kërkesë të qeverisë së Bagdadit.

Kirby tha se ndihmat janë marrë nga forcat irakiane dhe pastaj ato janë dorëzuar tek fisi Albu Nimr, të cilët janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak sulmeve të militantëve të IS.

Ndryshe, transportimi i ndihmave humanitare përmes ajrit në provincën Anbar, vë në pah vështirësitë e qeverisë irakiane në perëndim dhe pasigurisë së trupave të Bagdadit për të lëvizur në mënyrë të sigurtë mbi rrugët në këtë zonë.


XS
SM
MD
LG