Ndërlidhjet

Pesë zyrtarë gjeorgjian, arrestohen për shpërdorim fondesh


Pamje e përgjithshme e zyreve të kryeprokurorisë në Tbilisi të Gjeorgjisë
Pamje e përgjithshme e zyreve të kryeprokurorisë në Tbilisi të Gjeorgjisë

Zyra e prokurorit të Gjeorgjisë, ka njoftuar se pesë zyrtarë të lartë ushtarakë, të tanishëm dhe të mëhershëm, janë arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të fondeve shtetërore.

Sipas një deklaratë më 28 tetor, nga kjo zyrë, thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarë të Forcave të Armatosura të Shtabit të Përgjithshëm, katër prej tyre aktual dhe një ish-ushtarak, dyshohen për shpërdorim të më shumë se 2.3 milion dollarësh amerikanë.

Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike, akuzohen për rregullimin e një tenderi të rremë, vitin e kaluar, për instalimin e kabllove me fibra optike.

XS
SM
MD
LG