Ndërlidhjet

Një grup i kurdëve hyn në Kobani


Pamje nga kufiri që ndan Turqinë me Sirinë, prej nga po depërtojnë kurdët në Kobani

Bëhet e ditur se një grup i kurdëve të Irakut, tashmë ka hyrë në Kobani përmes Turqisë, për të ndihmuar kurdët e tjerë që po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS).

Thuhet se rreth 50 kurdë, kanë kaluar kufirin e Turqisë, por ende nuk ka deklaratë zyrtare nga ana e Ankarasë.

Ndryshe, rreth 150 kurdë nga Iraku, më 28 tetor kanë mbërritur në Turqi.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi që qeveria e rajonit kurd të Irakut ka autorizuar dërgimin e tyre në Kobani të Sirisë, vend ky që gjendet në kufi me Turqinë.

Ndërsa, javë më parë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka lajmëruar se vendi i tij ua mundëson kurdëve të Irakut që të përdorin Turqinë si tranzit për të hyrë në Kobani.

Në Kobani të Sirisë, thuhet se janë rreth 2,000 luftëtarë kurdë, që po i luftojnë militantët e IS.

Në këtë vend, më shumë se 800 njerëz janë vrarë, kurse rreth 200,000 janë shpërngulur, prej se militantët e IS, gjashtë javë më parë kanë nisur ofenzivën e tyre për të uzurpuar këtë vend.

XS
SM
MD
LG