Ndërlidhjet

Prindërit e 12 djemve, po presin fëmijën e 13-të


Ilustrim
Ilustrim

Një çift amerikan nga Michigan, janë prindër të 12 djemve, ndërsa po presin edhe lindjen e fëmijës së 13-të.

Edhe pse preferojnë të mos e dinë para lindjes nëse është vajzë apo djalë, ata thonë se do të ‘shokoheshin’ nga gëzimi nëse mbas 12 djemve do të kenë një vajzë në shtëpi.

“Nëse do të lindi vajzë, mendoj se do të shokohem. Do të ishte diçka e pabesueshme për mua”, është shprehur Kateri.

Por edhe nëse është djalë, ai do të jetë shumë i mirëseardhur, thotë ajo.

“Nëse do të mund të zgjedhim, do të kishim pasur dëshirë të kemi një vajzë, megjithatë të shpresojmë që të jetë fëmijë i shëndoshë”, thotë Jay Schwandt.

Çifti thotë se do të ishte interesant, që në shtëpinë e tyre të mbushur me gjëra për djem, të shohin edhe ato të vajzave.

“Kam përjetuar të gjitha gjërat e djemve, dhe përderisa i kemi gjithë këta fëmijë, do të kisha dëshirë që të përjetoja edhe anën tjetër, atë të një vajze”, thotë Jay.

Çifti është bërë me fëmiun e 12-të, në muajin gusht të vitit 2013, kurse fëmiun e 13-të e presin në muajin maj. Fëmiu më i madh i tyre është 22 vjeçar.

“Më pelqen kur jam shtatzënë. Kam kaluar gjysmën e jetës sime shtatzënë. Është diçka shumë speciale”, thotë Kateri.

XS
SM
MD
LG