Ndërlidhjet

Sopko: SHBA – “pa strategji unike” për luftën kundër narkotikëve


John Sopko
John Sopko

Një grup monitorues i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin ka tërhequr vërejtjen se ekonomia dobiprurëse e narkotikëve në këtë vend, po i kërcënon përpjekjet për rikonstruktim dhe se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje në mënyrë përkatëse.

Në raportin katërmujor të Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rikonstruktim të Afganistanit (SIGAR), të publikuar sot, thuhet se përpjekjet kundër narkotikëve në “masë të madhe kanë rënë nga agjenda afgane” e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i këtij grupi, John Sopko, tha se “ata nuk kanë strategji të unifikuar dhe mendoj se ju, po ashtu, duhet tu afroheni afganëve dhe ta bëni të qartë se ata janë pjesë e kësaj strategjie”.

Sipas zotit Sopko, Uashingtoni i ka “tretur” më se 7 miliardë dollarë në luftën kundër narkotikëve gjatë 13 viteve të kaluara.

Në raport është theksuar se kjo veprimtari në Afganistan i mundëson më se 411 mijë vende pune, më tepër se që kanë Forcat e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, dhe është prodhimi më i vlefshëm i këtij vendi.

XS
SM
MD
LG