Ndërlidhjet

OSBE: Të lejohet regjistrimi i komuniteteve fetare në Kosovë


Jean-Claude Schlumberger
Jean-Claude Schlumberger

Liderët dhe pjesëtarët e komuniteteve islame, ortodokse serbe, katolike, protestante evagjeliste dhe hebreje, në Kosovë, kanë përsëritur thirrjen e tyre për kornizë të përmirësuar juridike, e cila do të mundësonte që komunitetet religjioze të regjistrohen si entitete juridike, të kërkojnë kthimin e pasurisë dhe t’i rregullojnë financat e tyre, ka njoftuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Liderët fetarë janë takuar sot në Prishtinë në Konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për promovimin e tolerancës religjioze dhe ndëretnike, pastaj për të ndihmuar komuntietet fetare në formulimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështjet e shqetësimit të përbaashkët.

“Përsëri i lavdëroj liderët religjiozë për vullnetin dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në mbajtjen e tolerancës fetare dhe ndëretnike në Kosovë dhe për të punuar së baashku në forcimin e kulturës së besimit dhe respektit reciprok”, tha Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe ka shtuar se “kërkesa e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës, vitin e kaluar, për plotësim dhe përmirësim të kornizës juridike për lirinë e religjionit, duhet të trajtohet si prioritet”.

Kjo konferencë u bë pas një serie të 20 forumeve të nivelit ndërfetar, dy kampeve rinore ndërfetare dhe takimit të parë ndërfetar me femra.

XS
SM
MD
LG