Ndërlidhjet

SHBA vret një komandant militant në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan kanë thënë se një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë së paku shtatë militantë në një rajon fisnor, përfshirë edhe një komandant të rrjetit terrorist Haqqani.

Sulmi ka ndodhur të enjten pranë fshatit Nargas, në Vaziristanin Jugor.

Burimet zyrtare thonë se komandanti i vrarë militant është Abdullah Haqqani.

Sipas tyre, së paku katër luftëtarë të huaj janë po ashtu në mesin e militantëve të vrarë.

Vaziristani Jugor është njëri nga shtatë rajonet fisnore të Pakistanit, që ndodhen në ose pranë kufirit me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG