Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Burkina Faso


Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, në të majtë.
Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, në të majtë.

Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka shpërndarë qeverinë, për shkak të protestave të dhunshme kundër sundimit të tij.

Compaore u ka bërë thirrje liderëve të opozitës që t’iu japin fund protestave dhe është zotuar se do të mbajë bisedime “me të gjithë aktorët” për të përfunduar krizën.

Protestuesit i kanë vënë të enjten zjarrin ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Ouagadougou.

Dhuna ka ardhur pasi ligjvënësit kanë planifikuar të shqyrtojnë disa ndyrshime kushtetuese, që do t’i lejonin presidentit Compaore të garojë për një tjetër mandat vitin e ardhshëm.

Compaore tashmë është 27 vjet në krye të shtetit.

Opozita ka bërë thirrje për një fushatë të mosbindjes civile, për të kërkuar që Compaore të japë dorëheqje.

Së paku një person është vrarë në dhunë.

XS
SM
MD
LG