Ndërlidhjet

SHBA mund të dërgojë këshilltarë në Anbar të Irakut


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka bërë thirrje për vendosjen e ushtarëve amerikanë në provincën Anbar të Irakut, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Kjo është hera e parë që ushtria amerikane miraton hapur dërgimin e këshilltarëve në provincën e trazuar irakiane.

Analistët thonë se dërgimi i këshilltarëve në Anbar do të sinjalizonte përshkallëzim të misionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe mund të vë trupat amerikane në rrezik të lartë.

Ushtria amerikane ka dërguar rreth 600 këshilltarë në Bagdad dhe Irbil, për të ndihmuar forcat irakiane dhe kurde dhe për të koordinuar sulmet ajrore, të udhëhequra nga SHBA-ja, kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Këshilltarët nuk luftojnë me njësitet irakiane apo kurde, por punojnë me zyrtarë të lartë.

XS
SM
MD
LG