Ndërlidhjet

Rihapet xhamia në Jerusalem


Rabiu Yehuda Glick
Rabiu Yehuda Glick

Izraeli ka rihapur xhaminë Al Asqa në Jerusalem, pas mbylljes së saj të enjten, për shkak të tensioneve.

Tendosja e situatës ka ardhur si pasojë e plagosjes së aktivistit të njohur hebre, Yehuda Glick.

Kompleksi i xhamisë është rihapur para lutjeve të së premtes, por me kufizime për besimtarët, si masë për sigurinë.

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mbyllja e xhamisë është “shpallje lufte” nga ana e Izraelit.

Ndërkohë, palestinezi i dyshuar për plagosjen e rabiut Glick është varrosur sot në Jerusalemin lindor.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Jerusalem që të përmbahen nga tensionet.

XS
SM
MD
LG