Ndërlidhjet

OKB: Në konfliktin në Ukrainë - të vrarë 4,035 vetë


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Kombet e Bashkuara thonë se 4, 035 vetë janë vrarë në përleshjet në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë.

Mëtutje, në raportin e publikuar mbrëmë vonë, Kombet e Bashkuara thanë se vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit janë vrarë afro 300 vetë, megjithë marrëveshjen për armëpushim të arritur në fillim të muajit shtator.

Kjo marrëveshje e ka përfunduar pjesën më të madhe të luftimeve, por për viktima nga të dy palët raportohet pothuajse për çdo ditë, e veçanërisht në përleshjet në aeroportin e Donjeckut, në fshatrat afër qytetit Luhansk, dhe në portin detar, Mariupol, në pjesën jugore të Ukrainës.

Kombet e Bashkuara thanë se më se 930 mijë njerëz janë zhvendosur nga rajonet Donjeck dhe Luhansk, për shkak të luftimeve.

Gjati gjysma e tyre kanë kërkuar strehim në vendet fqinje, e kryesisht në Rusi.

XS
SM
MD
LG