Ndërlidhjet

Burkina Faso: Ushtria e mbështet kolonelin për lider


Blaise Compaore
Blaise Compaore

Ushtria në Burkina Faso thotë se e mbështet kolonelin, Isaac Zida, si lider i përkohshëm në këtë vend, pas përmbysjes së presidentit, Blaise Compaore.

Ky vendim i sotëm i shefit të ushtrisë u bë pas betejës për pushtet ndërmjet zotit Zida dhe gjeneralit Honore Traore, lidhur me atë se kush do ta udhëhiqte përkohësisht qeverinë derisa të mbahen zgjedhjet.

Ish-presidenti Compaore dha dorëheqje dje, pasi protestuesit e zemëruar me planet e tij për ta zgjatur sundimin e 27 vjeçar, ia kanë vënë zjarrin parlamentit të këtij vendi.

Prej atëherë, Compaore ka gjetur strehim në Bregun e Fildishtë.

Pasi dha dorëheqje, ai deklaroi se zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

XS
SM
MD
LG