Ndërlidhjet

OKB: Gjatë tetorit në Irak, 1,273 vetë të vrarë


Pamje pas një sulmi me bombë në një lagje të Bagdadit
Pamje pas një sulmi me bombë në një lagje të Bagdadit

Kombet e Bashkuara thonë se nga dhuna në Irak, gjatë muajit tetor, janë vrarë së paku 1,273 vetë.

Sipas raporrtit, që u publikua sot nga Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI), së paku 856 civilë dhe 417 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, dhe më se 2 mijë të tjerë janë plagosur.

Kryeqyteti Bagdad është goditur më se tepërmi nga dhuna, pasi janë vrarë 379 civilë.

Në raportin e publikuar nuk janë përfshirë të dhënat për provincën Anbar, ku grupi militant, Shteti Islamik, ka luftuar me forcat qeveritare gjatë javëve të fundit.

Qeveria e Irakut, po ashtu, ka paraqitur të dhëna për tetor, që janë dukshëm më të larta, duke thënë se 1,725 civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

XS
SM
MD
LG