Ndërlidhjet

Iran: Një femër u dënua me burg për shkak të volejbollit


Pamje e një pjese të Teheranit
Pamje e një pjese të Teheranit

Një femër britaniko-iraniane e arrestuar në Teheran të Iranit, për shkak se është përpjekur për ta shikuar ndeshjen e volejbollistëve, është dënuar me një vjet burg, ka njoftuaar avokati i saj.

Vajza Ghoncheh Ghavami, 25 vjeçare, ishte arrestuar më 20 qershor, afër stadiumit Azadi, ku kombëtarja e volejbollistëve të Iranit do të ndeshej me Italinë.

Avokati i vajzës, Alizadeh Tabatabaie, tha sot në Teheran se “sipas vendimit, ajo është dënuar me një vit”.

Avokati është cituar nga mediat iraniane duke thënë se atij nuk i është dhënë ndonjë arsye zyrtare për dënimin e klientes.

Më herët ishte thënë se ajo ishte e akuzuar për “propagandë kundër regjimit”.

Ghavami tashmë i ka kaluar 128 ditë në arrest, ndërsa 41 ditë ishte e izoluar në qeli të burgut.

Gjatë muajit tetor ajo për dy javë ka mbajtur grevë urie në shenjë të protestës kundër burgosjes së saj.

XS
SM
MD
LG