Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës, vdesin 15 shiitë


Militantë të Boko Haram në Yobe
Militantë të Boko Haram në Yobe

Një sulm vetëvrasës me bombë ka shpërthyer në një festival të shiitëve në verilindje të Nigerisë, duke vrarë 15 persona dhe lënduar rreth 50 të tjerë, ka bërë të ditur për AFP, kleriku Mustapha Lawan Nasidi, udhëheqës i grupit shiit në këtë vend.

“Kemi humbur 15 anëtarë tanë në një shpërthim vetëvrasës kohën kur po përfundonim cerenominë e Ashurës”, ka thënë Nasidi.

Ata janë sulmuar gjatë festës fetare të myslimanëve shiit, Ashura.

Rasti ka ndodhur saktësisht në Potiskum të shtetit Yobe, vend ky i sulmuar në vazhdimësi nga grupi islamik sunitë Boko Haram.

XS
SM
MD
LG