Ndërlidhjet

SHBA: Zgjedhje për Kongres dhe guvernatorë


Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington
Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Në Shtetet e Bashkuara sot mbahen zgjedhje, në të cilat votuesit do të përcaktohet për 36 senatorë, të 435 anëtarët e Dhomës Përfaqësuese dhe 36 guvernatorë të shteteve.

Analistët thonë se republikanët pritet të fitojnë më së shumti, ose së paku ta mbajnë dominimin e tyre në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Por, duket se fokusi më i madh do të jetë në zgjedhjet për Senatin me 100 vende, ku aktualisht, shumicën e kanë demokratët, por republikanët shpresojnë se do ta fitojnë kontrollin.

Megjithatë, hulumtimet e opinionit tregojnë se do të zhvillohet betejë e paqartë dhe tejet e ngushtë.

Analistët konsiderojnë se nëse republikanët e marrin kontrollin në të dy dhomat e Kongresit, atëherë presidenti amerikan, Barack Obama, nga Partia Demokratike, ndoshta do të jetë i detyruar t’i ndryshoj prioritetet e politikës së tij dhe të bëjë ndryshime në kabinetin e tij, gjatë dy viteve të fundit të mandatit të dytë dhe të fundit në postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG