Ndërlidhjet

Vjenë: Rusia nuk mori pjesë në samitin për siguri atomike


Presidenti Barack Obama duke folur në Samitin për sigurinë atomike në Hagë në mars të këtij viti
Presidenti Barack Obama duke folur në Samitin për sigurinë atomike në Hagë në mars të këtij viti

Rusia nuk është paraqitur në takimin për përgatitjen e Samitit të Sigurisë Atomike në vitin 2016, kanë thënë mbrëmë zyrtarë amerikanë dhe evropanë, që paraqet një goditje serioze ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan, Barack Obama, për ta forcuar trashëgiminë e tij duke e lënë botën më të sigurt nga terrorizmi bërthamor, se sa që ishte kur u bë president.

Zyrtarët thanë se nuk ishte menjëherë e qartë nëse Moska ka për qëllim bojktimin e samitit ose vetëm ka treguar se përkohësisht është e pakënaqur lidhur me dënimin e ashpër nga Uashingtoni për rolin e Moskës në kryengritjen në Ukrainë dhe sanksionet ndërkombëtare perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, raporton agjencia AP nga Vjena.

Në samitin e fundit këtë vit në Hagë, 35 vende shprehën përkushtim që udhëzimet ndërkombëtare për siguri atomike të shndërrohen në legjislacion kombëtar.

Por, në këtë samit nuk ishte e pranishme Rusia, së bashku me Kinën, Indinë dhe Pakistanin, të gjitha vende me armatim atomik.

XS
SM
MD
LG