Ndërlidhjet

Bushati: Të hapet një kaptinë e re në raportet Shqipëri – Serbi


Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Tirana shpreson se takimi i javës së ardhshme ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd, paraqet mundësi për hapje të një kaptine të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Besoj se është e rëndësishme të shikohet në të ardhmen dhe për ta hapur një kaptinë të re në raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, që mendoj unë, do të jenë çelës për stabilitetin demokratik në rajon dhe për avancimet kah Bashkimi Evropian”, i tha agjencisë Reuters, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë një vizite në Londër.

Raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ishin tensionuar pas ndeshjes së ndërprerë të futbollit në Beograd.

“Ngjarjet që ndodhën para, gjatë dhe pas takimit, ishin shumë të pakëndshme dhe ne i kemi dënuar provokimet dhe dhunën”, tha Bushati.

Takimi më 10 nëntor në Beograd, ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës do të jetë vizita e parë e një lideri shqiptar në Serbi në 68 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG