Ndërlidhjet

LDK mbështetje koalicionit LVAN


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka rikonfirmuar mbështetjen vazhdimit të koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë Nisma dhe Vetëvendosje.

Pas një takimi mjaftë të gjatë që zhvilloi Kryesia e LDK-së, në një komunikatë për media thuhet se LDK i jep mbështetje të plotë koalicionit të shumicës parlamentare, të prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK-ja vlerëson se është e dosmosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe së Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aty potencohet po ashtu se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, me qëllim që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

Takimi i Kryesisë së LDK-së u zhvillua në momentin politik kur ishin paralajmëruar edhe pozicionime të reja të kësaj partie politike karshi marrëveshjes me AAK-në për ndarjen e posteve, përkatësisht për postin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG