Ndërlidhjet

Përleshje mes policisë së Izraelit dhe palestinezëve


Pamje nga qyteti i vjetër Jerusalem
Pamje nga qyteti i vjetër Jerusalem

Policia e Izraelit sot, ka shpërndarë dhjetëra palestinezë të cilët hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj policëve, pranë një vendi të kontestuar të shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld, thotë se disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve.

Policia ka përdorur granata tymuese për të shpërndarë palestinezët.

Palestinezët janë zemëruar nga një vizitë e aktivistit Yehuda Glick e planifikuar të zhvillohet në zonën e mbështetur nga Izraeli, i cili është qëlluar dhe plagosur javën e kaluar.

Glick është aktivist i cili mbron të drejtat e hebrenjëve ndaj kompleksit të xhamisë Al-Asqa, i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit, pasi në të kanë qëndruar dy tempuj hebrenjë në kohët biblike.

Protestuesit palestinezë dhe policia e Izraelit janë përleshur pothuajse çdo ditë muajt e fundit në lindje të Jeruzalemit, ku shumica e trazirave janë fokusuar rreth kompleksit që nderohet nga të dyja palët, hebrenjtë dhe myslimanët.

Xhamia Al Asqa në Jerusalem, ishte mbyllur në fund të muajit të kaluar për shkak tensioneve që erdhën si pasojë e plagosjes së aktivistit, Glick.

Kompleksi është rihapur me 31 tetor para lutjeve të së premtes, por me kufizime për besimtarët, si masë për sigurinë.



XS
SM
MD
LG