Ndërlidhjet

Raporti: Rusia e planifikon bojkotin e samitit atomik


Rusia i ka informuar Shtetet e Bashkuara se nuk do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm, në kuadër të samiteve ndërkombëtare për sigurinë atomike.

Kjo çështje ishte karakteristikë e politikës së jashtme të presidentit amerikan, Barack Obama, raporton agjencia AP.

Para dy ditësh kjo agjenci ka raportuar se Rusia nuk ishte e pranishme në një sesion nismëtar planifikues në Uashington, para Samitit të Sigurisë Atomike në vitin 2016.

Mëtutje AP ka raportuar, duke i cituar dy diplomatë të paemëruar, që kanë thënë se bojkoti ka të bëjë edhe me vetë samitin e vitit 2016.

Këto burime kanë thënë se e kanë cituar atë që ishte një notë dilomatike nga Rusia për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, që planifikojnë të marrin pjesë në samitin e sigurisë bërthamore.

Rusia ka marrë pjesë në tri samite të mëparshme: në vitin 2010, 2012 dhe 2014.

Por, njëri prej diplomatëve ka thënë se Moska kishte rezervime derisa mori pjesë në një takim në këtë temë në Hagë, në muajin mars.

Sipas tij, “atmosfera e ndryshuar politike” ka ndikuar që Kremlini të vendos për të qëndruar anash.

Raportet e Rusisë me Perëndimin janë tensionuar shumë, pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë në muajin mars dhe për shkak të rolit të Moskës në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zëdhënës i Kremlinit ka refuzuar të komentoj.

XS
SM
MD
LG