Ndërlidhjet

Jerusalem: Policia e vrau shoferin që i plagosi 10 këmbësorë


Pamje nga përleshjet e mëparshme të policisë izraelite me protestuesit palestinezë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit
Pamje nga përleshjet e mëparshme të policisë izraelite me protestuesit palestinezë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit

Një shofer me makinën e tij ka hyrë në shtegun e këmbësorëve në Jerusalem dhe i ka sulmuar ata me një shufër metalike, duke i plagosur 10 vetë, derisa policia e vrau sulmuesin.

Policia këtë incident të sotëm e cilësoi si “sulm terrori me goditje dhe ikje”.

Incidenti ndodhi në vendin e njejtë, ku para dy javësh një palestinez me makinën e tij e ka qëlluar turmën e njerëzve, duke e vrarë një grua dhe foshnjën e saj.

Zëdhënësi i policisë, Luba Samri, lidhur me incidentin e sotëm, tha se pasi makina ishte ndalur, shoferi, i cili ishte i lënduar, kishte “dalur nga automobili dhe kishte filluar t’i qëllonte njerëzit me një shufër metalike”.

Atëherë, ai ishte vrarë nga policia, që ishte në atë hapësirë.

Prej të plagosurve, një person ishte në gjendje kritike, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Sulmi kishte ndodhur pasi policia izraelite i kishte shërndarë dhjetëra palestinezë, që kishin hedhur gurë dhe gjësende të tjera në formë të fishekzjarreve, kundër pjesëtarëve të policisë, afër një vendi të shenjtë të kontestuar në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

XS
SM
MD
LG