Ndërlidhjet

Obama kërkon kompetenca të reja të luftës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të punojë me përfaqësuesit në largim të Kongresit për autorizimin e kompetencave të reja, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Duke folur pas humbjes së Demokratëve në zgjedhjet për Kongres, Obama ka shprehur optimizëm të përmbajtur në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, për programin e tij bërthamor.

Këto dy çështje mund të jenë të vështira për Shtëpinë e Bardhë pasi Kongresi i ri i zgjedhur, i dominuar nga Republikanët, të mblidhet në janar.

Obama ka thënë se do të përditësojë liderët e Kongresit në lidhje me luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, gjatë takimeve më 7 nëntor.

Ai po ashtu ka thënë se mundësitë e një marrëveshjeje me Iranin duhet të bëhen të qarta gjatë tri ose katër javëve të ardhshme.

Fuqitë botërore dhe Irani kanë vendosur 24 nëntorin si afat për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme për programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG