Ndërlidhjet

Mogherini: Sanksionet e reja kundër Rusisë - të mundshme


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se zgjedhjet e rebelëve në lindje të Ukrainës janë të paligjshme dhe se blloku mund të ndërmarrë sanksione të reja kundër Rusisë.

“Çështja e sanksioneve është gjithmonë në tavolinë”, ka thënë Mogherini, për të shtuar se çdo vendim do të reflektojë vullnetin e të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Mogherini i ka bërë këto komente në Varshavë, në udhëtimin e parë të saj si kryediplomate e BE-së.

Ajo po ashtu ka thënë se zgjedhjet e së dielës në lindje të Ukrainës, të cilat janë lavdëruar nga Moska, kanë qenë “një shenjë negative” dhe se “situata në terren është ekstremisht negative”.

Mogherini ka thënë se strategjia e BE-së ndaj Rusisë dhe Ukrainës do të diskutohet më 17 nëntor, në një takim të ministrave të Jashtëm të bllokut.

XS
SM
MD
LG