Ndërlidhjet

Pakistan, polici vret një person të akuzuar për blasfemi


Ilustrim
Ilustrim

Tufail Haider, mysliman shiitë, është arrestuar në qytetin e Gujrat në provincën lindore Punjab më 5 nëntor me akuzat se ka përçmuar Profetin Muhamet.

Një ditë më pas, të enjtën, derisa Haider po mbahej në një paraburgim, zëvendësinspektori Faraz Naveed, e ka goditur atë me një sëpatë me arsyetimin se ai po vazhdonte të përdorte një fjalor ofendues, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Blasfemia është një çështje shumë e ndieshme në vendet me shumicë myslimane sunite, ku në shumë raste edhe kur nuk ka dëshmi, bandat nxisin dhunë.

Ky incident vjen një ditë pasi që një çift i krishterë është vrarë nga një masë myslimane, me akuzën se ata kanë ofenduar Kuranin.

Aktivistët e të drejtve të njeriut në Pakistan, kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit për blasfemi, pasi që sipas tyre ky ligj shpesh është përdorur për të zgjidhur mosmarrëveshje personale.

XS
SM
MD
LG