Ndërlidhjet

Serbia dhe Rusia, së bashku kundër terrorizmit


Trupat e Ushtrisë së Serbisë
Trupat e Ushtrisë së Serbisë

Rusia dhe Serbia, po përgatiten që të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët për anti-terrorizëm.

Ushtrimet njoftohet se do të zhvillohen në territorin e Serbisë.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Beograd, ka bërë të ditur se 6 avionë rus të tipit IL-76 kanë arritur në aeroportin e Beogradit, të enjtën më 6 nëntor.

Mediat ruse kanë cituar zyrtarë nga Ministria e Brendshme ruse, të cilët thonë se njësi të paratrupave nga Tula, do të marrin pjesë në manovrat e përbashkëta me njësi serbe, të cilat janë planifikuat të mbahen ditët në vijim.

Analisti serb për çështje militare, Ljubodrag Stojadinovic, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ushtrime të tilla të përbashkëta nuk janë mbajtur asnjëherë më parë në Serbi.

Ai ka shtuar se me ushtrime të tilla, Moska po dëshiron të tregojë se ka aleat në Evropë.

XS
SM
MD
LG